Telegrafi

Mariçiq: Me SHBA-në kemi arritur sukses të madh ndërkombëtar

Me SHBA-në kemi arritur sukses të madh ndërkombëtar, do të kemi sukses edhe me detyrimet tjera të agjendës së integrimit evropian. Urime me rastin e 4 Korrikut, Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me dëshirë, sukses dhe prosperitet të mëtutjeshëm për popullin amerikan, publikoi në faqen e Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq më tutje thotë se “247 vjet pavarësi dhe liri që kontribuan për ndërtimin e sistemit të vlerave që sot është udhërrëfyes për të gjithë botën demokratike dhe progresive”.

“Vlerësojmë veçanërisht mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga SHBA për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe rolin e tyre në përmbushjen e ambicieve tona për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike. Besoj se periudha e ardhshme do të jetë e mbushur me zhvillim të mëtejshëm dhe forcim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, në interes të përbashkët dhe në përmbushjen e prioriteteve tona dhe anëtarësimit në BE”, ka shkruar Mariçiq.

Zëvendëskryeministri më tutje përkujton se “me mbështetjen e SHBA-së kemi arritur shumë në plotësimin e qëllimeve tona strategjike, do të kemi sukses edhe tani me përpjekje të përbashkëta për ta mbajtur stabilitetin dhe prosperitetin përmes procesit të integrimit, në interes të sigurisë në Evropë”.