Zv. kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite realizoi takim pune me Komisionerin për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Schinas.
Në fokus të takimit ishte përfundimi me sukses i procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të zbatimit të reformave për realizimin me sukses të rrugës sonë integruese evropiane.
“Mbështetja që marrim nga partnerët tanë strategjikë nga Komisioni Evropian është ana më e fortë e bashkëpunimit tonë. Hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren janë përgjegjësia për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe zbatimi i reformave për zbatimin e suksesshëm të integrimit evropian”, tha Mariçiq.
Komisioneri Schinas e përgëzoi Mariçiqin për përfundimin me sukses të procesit të skriningut duke avokuar për bashkëpunim të mëtejshëm në zbatimin e Planit të Rritjes, zbatimin e reformave që synojnë zbatimin e agjendës evropiane për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/