Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot ka folur në lidhje me përfundimin e procesit të regjistrimit.
Ai tha se nga vlerësimet e Entit Shtetëror të Statistikave, do të merren vendimet e mëtejshme për regjistrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“ESHS po bënë përpjekje maksimale që deri në ditën e nesërme të kompletohet regjistrimi. Qëllimi ynë është të regjistrohen të gjithë qytetarët dhe të mos mbetet asnjë. Informacionet deri sot janë se janë regjistruar 1.8 milionë qytetarë”.
“Ka kohë edhe nesër dhe nga ajo që di është se në disa rajone ka përfunduar regjistrimi dhe ata regjistrues që e kanë përfunduar regjistrimin, ndihmojnë atje ku ka nevojë. Janë hapur pika shtesë ku qytetarët mund të regjistrohen vetë, nëse nuk kanë qenë në shtëpi ose për ndonjë arsye tjetër nuk janë regjistruar”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me ESHS-në dhe se në bazë të vlerësimeve të tyre do të merren vendime./Telegrafi/