Site icon Telegrafi

Mariçiq: Progresi drejt BE-së garantohet nga lufta efektive kundër korrupsionit

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftimit të Korrupsionit, në bashkëpunim me zv. kryeministren, Sllavica Grkovska dhe ambasadorin e BE-së, David Geer, organizuan takim me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi në rrugën drejt BE-së janë dy procese të ndërlidhura që përshpejtojnë integrimin tonë evropian. Këtë vit ne shënuam Ditën Ndërkombëtare të Luftimit të Korrupsionit si një vend negociues me BE-në dhe një vend që përmes një Plani të ri Veprimi fokusohet në zbatimin konsekuent të tij në periudhën e ardhshme, për rezultate të shpejta dhe përmbushje të standardeve dhe parimeve evropiane”, theksoi Mariçiq.

Mariçiq theksoi se sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta konsistente dhe jo selektive kundër krimit dhe korrupsionit, me transparencë të gjerë dhe detyruese, mbeten prioritet strategjik i kësaj Qeveria në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version