Site icon Telegrafi

Mariçiq: Me procesin e filtrimit do të hiqen lëndët e vjetruara gjyqësore

Si Qeveri dhe si Ministri e Drejtësisë nuk jemi kompetentë të veprojmë në raste ku flitet se vjetrim apo ruajtje të gjatë të lëndëve në një gjykatë të caktuar, por mu për shkak të dukurive të këtilla duhet shumë seriozisht ta kuptojmë dhe zbatojmë procesin e kontrollit të punës së gjykatësve, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Shtoi se qëllimi i procesit të filtrimit është të hiqen lëndët e vjetruara nga ai status i vjetërsisë, të shihet se cilët gjykatës dhe përse i kanë zvarritur, vjetruar apo heshtje.

“Të shohim se në cilën mënyrë mund të përshpejtohet kjo dinamikë dhe të gjitha këto vendime, të gjitha procedurat lidhur me vlerësimin e punës së gjykatësve, përfshirë procedurat për shkarkim të vihen në një kornizë të matur kohore në bazë të së cilës do të mund të ketë një parashikim të qartë, por gjithashtu llogaridhënie dhe transparencë të qartë të punës së Këshillit gjyqësor”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se janë afër konstatimit të metodologjisë për pastrim në jurisprudencë dhe se kjo do të ndihmojë për zgjidhjen e këtyre situatave.

Me atë rast, siç tha, përgjigje më konkrete në këto çështje duhet të kërkohen nga Gjykata supreme dhe nga Këshilli gjyqësor.

Në pyetjen nëse Qeveria po mendon me ligj t’u mundësojë personave të cilët mbetën pa shtetësi për shkak të shpërbërjes së RSFJ-së, e të cilët ende janë në vend dhe nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka informatë të tillë.

“Nuk kam informatë të tillë se Qeveria po mendon për propozim apo mbështetje të një ligji të këtillë, edhe pse për një ligj të tillë për shtetësi kompetente është MPB-ja. Unë si anëtar i Qeverisë nuk kam informatë se po planifikohet një ligj i tillë apo se një ligj i tillë do të miratohet. Kështu që nuk mund ta konfirmoj atë informatë”, tha Mariçiq.

Exit mobile version