Site icon Telegrafi

Mariçiq: Pas çdo cikli zgjedhorë Gruevski ka një armik të ri

Bojan Mariçiq nga organizata joqeveritare “Qendra për arsim evropian”, për deklaratat e fundit të Nikolla Gruevskit në lidhje me ndikimin e George Sorosit në Maqedoni, thotë se pas çdo cikli zgjedhor Nikolla Gruevski ka një arkim të ri, me të cilin sipasi tij duhet të diskutojë dhe të shpërqendrojë vëmendjen e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“10 faqe për 10 përgjigje në po aq pyetje për ndikimin e George Sorosit, përmes OJQ-ve në vend. Ish kryeministri Nikolla Gruevski, në të ashtuquajturën “mega intervistë” delaroi se sektori joqeveritar po punon kundër tij, dhe gjithashtu disa tjera ndihmojnë edhe opozitën. Kjo retorikë është si pasojë e rezultatit jo të mirë në zgjedhje, dhe pas çdo cikli zgjedhor ai çdo herë ka një armik të ri”, deklaroi Bojan Mariçiq.

Ai gjithashtu tha se për shkak të sektorit joqeveritar në Maqedoni, qytetarët janë më të kujdesshëm dhe protestojnë kundër politikave të gabuara të pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version