Site icon Telegrafi

Mariçiq: Nuk më habit fakti që Artan Grubi është koordinator për Korridorin 8

Korridori 8 është projekti më i rëndësishëm i kësaj Qeverie dhe të gjithë bëjmë përpjekje maksimale që të ketë sukses, këtë e tha mes tjerash zv. kryeministri për Çështje Europiane Bojan Mariçiq në lidhje me emërimin e zv. kryeministrit Artan Grupi për koordinator të Korridorit 8.

Mariçiq tha se nuk ka asgjë kontestuese në këtë vendim pasi ka ndodhur edhe më parë.

“Ajo që Qeveria vendosi që zv. kryeministri Grubi të jetë koordinator i këtyre aktiviteteve, do të thotë se ka nevojë për koordinim më të fuqishëm për shkak se ka përgjegjësi që janë…i përkasin Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, janë të shumta dhe askush nuk ia merr dhe përkundrazi, do t’i realizojë MTL, por gjithashtu ka shumë procedura dhe aksione që duhet të ndërmerren për komunikim të institucioneve, leje, proces të shpronësimit. me të vërtet ka shumë punë në këtë projekt dhe për këtë një prej zv. kryeministrave është përgjegjës për realizimin.

Kjo nuk është hera e parë dhe nuk është asgjë e çuditshme, edhe në të kaluarën ka pasur projekte të infratrukturës ose projekte që kanë pasur të bëjnë me realizimin e politikave të caktuara që i koordinon njëri prej zv/kryeministrave”, tha Mariçiq.

Exit mobile version