Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pas mbledhjes me Këshillin për Reforma në Gjyqësi tha se vitin e ardhshëm do të zbatohet pastrimi i paralajmëruar në gjyqësi.
Sipas ministrit, përmes këtij procesi do të kthehet besimi i humbur i qytetarëve në shtetin e së drejtës.
“Pas një viti të plotë ky trup u formua dhe mori vendime të rëndësishme. U miratuan planet e brendshme të Këshillit Gjyqësor për kontrollimin e punës së gjykatave, kryetarët e gjyqeve dhe gjykatësit, dhe po ashtu edhe metodologjia e vlerësimit të gjykatësve dhe krerëve të gjykatave. Kjo është mjeti kryesor për pastrimin e paralajmëruar dhe kontrollimin e punës së gjykatësve dhe gjykatave”, tha Mariçiq.
Në mbledhje u shqyrtua dhe u mbështet rregullorja për vlerësimin e punës së prokurorëve publikë që miratohet si rezultat i tashmë Ligjit të miratuar për Prokurori Publike.
“Mendoj se janë krijuar të gjitha kushtet edhe në gjyqësi edhe në prokurori që të të kemi një kontroll cilësor dhe profesional të punës në gjyqësi dhe prokurori”, tha Mariçiq./Telegrafi/