Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se ndryshimi i kornizës së negociatave të Maqedonisë me BE-në do të thotë të niset gjithçka nga fillimi.
“Do të thotë të vijë Qeveria dhe të thotë që ne nuk pajtohemi me këtë kornizë negociuese dhe kjo do të thotë të fillohet nga fillimi dhe të gjitha çështjet që tashmë janë zgjidhur do të rihapen.
Askush nuk e konteston gjuhën maqedonase, BE-ja punëson përkthyes, ju siguroj se nëse hapemi përsëri do të kemi probleme. A jemi gati të negociojmë për gjuhën maqedonase, a është Mickoski i gatshëm të negociojë për gjuhën maqedonase, a i kanë premtuar Borisovit ndonjë gjë, a kanë bërë lëshime tani në Bukuresht, nuk e di. Por ndryshimi i kornizës së negociatave do të thotë se Maqedonia do të kthehet 10 vjet prapa”, tha Mariçiq në “Click Plus”.
Mariçiq gjithashtu tha se Qeveria ka marrë kritika për përdorimin e flamurit evropian nga ana Kuvendit./Telegrafi/