Zv. kryeministri Bojan Mariçiq thotë se partia greke “Demokracia e Re” e cila ishte kundër Marrëveshjes së Prespës po sillet në mënyrë më të ndërgjegjshme se OBRM-PDUKM-ja.
“Demokracia e Re po sille më më shumë përgjegjshmëri ndaj Marrëveshjes së Prespës se sa OBRM-PDUKM, edhe pse ishte kundër miratimit të saj në kuvendin grek. Megjithatë, që kur presidenti Joe Biden e vendosi Marrëveshjen e Prespës si një nga shtyllat e stabilitietit rajonal në vendimin e tij ekzekutiv, mendoj se nuk ka dyshime tek asnjë politikan serioz se marrëveshja duhet të respektohet dhe zbatohet, sepse i dha fund një mosmarrëveshjeje të gjatë, anëtarësimit tonë në NATO dhe hapi perspektivën tonë evropiane”, tha Mariçiq në intervistë për “Nezavisen”.
Ai tha se partia opozitare sikur nuk dëshiron ta kupton mjaftueshëm këtë ose nuk e kanë dert për atë./Telegrafi/