Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk, me të cilin bashkërisht kanë konstatuar se është e rëndësishme të investohet në një të ardhme në të cilën të dy vendet bashkërisht dhe sinqerisht do të hapin mundësi të reja për të dy popujt.
“Me Ilhanin e dimë se do të ketë gjithmonë faktorë në të dyja anët e kufirit, si dhe jashtë atyre kornizave, që duan incidente, nacionalizëm, konflikte dhe kthim në të shkuarën.
Por ne, së bashku me qytetarët tanë, dëshirojmë dhe mbrojmë fuqimisht bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë që sjell përfitime për të dy vendet dhe të dy popujt dhe besojmë se ky opsion është sa më i madh dhe më i fortë dhe se me siguri do të mbizotërojë në këtë situatë”, ka shkruar Mariçiq në Facebook.
Mariçiq thekson se respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm i suksesit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm dhe se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele suksesi janë njësoj të nevojshme për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet që janë në rrugën drejt duke u bërë anëtarë të BE-së./Telegrafi/