Telegrafi

Mariçiq koordinator kombëtarë për BE, Zabrçanec për komunikime strategjike

Qeveria emëron Bojan Mariçiq për koordinator kombëtarë për integrim në Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal, ndërsa Marjan Zabrçanec koordinator për komunikime strategjike dhe për zbatimin e strategjisë komunikative.

Me këto emërime sigurohet vazhdimësia në proceset e filluara në fushën e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në sferën e profesionalizimit e komunikimeve strategjike publike të qeverisë gjatë periudhës së Qeverisë teknike./Telegrafi/