Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka folur në lidhje me reformat në vend dhe arritjet e qeverisë në fushën e drejtësisë.
Ai tha se ka përfunduar koha e “tonëve” dhe “tuajve”, duke shtuar se filtrimi i duhet të zbulojë nëse ndonjë gjyqtar apo prokuror ka punuar në interes të drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, pikërisht procesi i filtrimit të gjyqësor dhe prokurori do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend.
“Është e rëndësishme të përmendet se Këshilli Gjyqësor është institucioni që do të zbatojë filtrimin në gjyqësor. Ne jemi dëshmitarë të vonesave të shpeshta të seancave gjyqësore, veçanërisht të atyre për nivele të larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe publiku po reagon ndaj kësaj. Qëllimi i filtrimit është të bëjë një rishikim të thellë të punës së gjyqtarëve në disa aspekte, përfshirë shtyrjen e pajustifikuar të seancave. Mosrespektimi ose shkelja e seancave ligjore, shkelja e afatit për ndjekje penale, dmth ekzekutimi i sanksioneve në çështjet penale, të gjitha këto do të kontrollohen”, tha Mariçiq.
Ai thotë se kontrolli do të bëhet prej komisioneve me nga tre anëtarë, dhe do të ketë kritere në lidhje me përzgjedhjen e rasteve që që do të analizohen./Telegrafi/