Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, këtë herë për “A1on” tha se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e Sasho Mijallkovit.
Ai më herët në rrjetet sociale dha mendimin e tij rreth vendimeve gjyqësore, ndërsa kjo sipas disa ekspertëve është ndërhyrje në drejtësi.
I pyetur nëse sërish pretendon të jetë ministër, ai po ashtu nuk dha përgjigje konkrete.
“Nuk mund të them. Duhet të bisedoj me mandatarin dhe të shohim se ku mund të jap kontribut”, tha Mariçiq.
Kujtojmë se Mariçiq pas vendimit për lirim më herët tha se Gjykata e Apelit duhet të sqarohet rreth vendimit që kanë marrë./Telegrafi/