I dhamë dorë opozitës që të ketë qasje në procesin e negociatave dhe që opozita të luajë një rol. Gjatë skriningut do të duhet të përcaktojmë se sa kohë mund të arrijmë rezultate të caktuara dhe për këtë është i rëndësishëm Kuvendi në të cilin merr pjesë edhe opozita. Ka deputetë të OBRM-PDUKM-së që pajtohen që bullgarët të jenë të përfshira në Kushtetutë. Kemi një konsensus për anëtarësimin në BE. Prandaj, nuk është e drejtë që qytetarët të bllokohen, tha për “Studio10” zv. kryeministri Bojan Mariçiq.
Për çështjet historike me Bullgarinë marrim mesazhe të ndryshme nga qeveritë e të dy vendeve. Qeveria e RMV-së thotë se çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës së negociatave, por nga pala bullgare marrim informacione se ky është kusht për hyrjen në BE.
“Kusht për të hyrë në BE janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Megjithatë, kuadri i negociator nuk specifikon asnjë çështje historike si pikë referimi sipas së cilës BE-ja do të na vlerësojë dhe do të nxjerrë standarde, sepse nuk është pjesë e rregullave të BE-së. Ato çështje nga protokolli do t’i zgjidhim në mënyrë bilaterale me Bullgarinë”, thotë zv. kryeministri për Integrime Evropiane./Telegrafi/