Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë NE András Klein, zëvendësambasadoren Kristina Tihanji dhe përfaqësuesin Zoltan Marki.
Në takim, delegacioni hungarez prezantoi prioritetet e presidencës hungareze me qëllim të forcimit të procesit të integrimit evropian në periudhën e ardhshme. Hungaria kryeson Këshillin e Evropës nga 1 korriku 2024 deri në fund të vitit.
Mariçiq, me përkushtim se evropianizimi i vendit duhet të vazhdojë me fluks të intensifikuar, theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve të rëndësishme për realizimin e mëtejshëm të synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Ambasadori Klein falënderoi për suksesin e deritanishëm dhe rezultatet e arritura të procesit të integrimit evropian, procesin e skriningut, fillimin e negociatave për shtetin dhe përgatitjen e plotë për realizimin e agjendës evropiane të shtetit.
“Integrimi evropian është plan dhe prioritet i rëndësishëm strategjik për shtetin dhe për të gjithë qytetarët në të”, tha Mariçiq./Telegrafi/