Site icon Telegrafi

Mariçiq: Është koha të kuptojmë se regjistrimi është më shumë se numërimi i bashkësive etnike

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot përshëndeti miratimin e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kuvend.

Ministri Mariçiq tha regjistrimi nuk duhet të shihet si çështje politike që shërben për t’u numëruar bashkësitë etnike në Maqedoninë e Veriut dhe se shoqëria duhet të fokusohet në atë se si regjistrimi mund të jetë katalizator i ndryshimet në shtet dhe planifikimit të politikave, posaçërisht për qytetarët nga kategoria më e rrezikuar.

“Pa e ditur se sa banorë ka ndonjë qytet, fshat apo vendbanim, sa punojnë, çfarë arsimi kanë, çfarë prone kanë, çka u nevojitet, nuk do të mund të krijojmë politike zhvillimore afatgjata. Shteti ynë nuk duhet t’ia lejojë ‘luksin’ dhe të mbesë pa regjistrim edhe disa vite”, tha Mariçiq.

Ai tha se krahas popullatës me regjistri do të përfshihen edhe mërgimtarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa Enti Shtetëror për Statistika tashmë po bën gati fushatë promovuese ku sqaron se si do të mund të regjistrohemi./Telegrafi/

Exit mobile version