Site icon Telegrafi

Mariçiq: Duhet të merret me seriozitet çdo sinjal nga partnerët tanë strategjik

Duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik. Kështu ka thënë zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili është futur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion të madh, shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në gjyqësor.

Mariçiq thekson se institucionet tona duhet t’i marrin parasysh pohimet e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Duhet me seriozitet t’i marrim ato, institucionet tona duhet të marrin masa për ato dhe çdo sinjal i partnerëve tanë strategjik duhet të merret me seriozitet.

Rreth hapave politik dhe hapave të mëtejshme institucionale duhet të sqarohet partia politike të cilës i takon Merko dhe institucionet kompetente. Është parimore që të merret seriozisht çdo sinjal nga partnerët tanë strategjik”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Exit mobile version