Site icon Telegrafi

Mariçiq: BE duhet të bëjë një plan me një afat kohor për zgjerimin e ardhshëm

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thekson për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan, një plan i qartë për anëtarësimin e rajonit për Bashkimin është e nevojshme.

“Kjo është arsyeja pse ne vendosëm vitin 2030 si objektivin tonë prioritar për anëtarësimin e plotë në BE. E di që është mosmirënjohje të flasim për afate dhe data, por mendoj se duhet të kemi një qëllim, por edhe institucionet evropiane dhe shtetet anëtare duhet të kuptojnë që ne kemi synim që të jemi më të fokusuar, më të motivuar dhe më efikas në zbatimin reformave”, tha Mariçiq.

Ai shpjegoi se ka një ndarje të përgjithshme në Ballkan, a jeni ballkanas apo evropianë, ndërsa sipas tij, ne mund të jemi edhe ballkanas edhe evropianë në të njëjtën kohë.

“Me këtë do të rikthejmë edhe besimin e qytetarëve në BE dhe, siç na ka treguar historia, nëse BE-ja dëshmohet si një lojtar global në Ballkan, do të mund të tregohet si një lojtar në nivel global në botë”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

Exit mobile version