Site icon Telegrafi

Mariçiq: Duhet konsensus kombëtar, procesi i negociatave nuk toleron improvizim

Zv. kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në tryezën e rrumbullakët ambasadore me temë: “Ballkani Perëndimor ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit – Maqedonia e Veriut, shtet anëtar në BE deri në vitin 2030?”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve në Shkup, tha se procesi i negociatave me BE-në nuk toleron improvizime dhe ne nuk do të mund të improvizojmë, prandaj nevojitet një konsensus kombëtar.

“Çështja kryesore është nëse do të arrijmë një konsensus për çështjet kryesore me fqinjët dhe nëse do të arrijmë një konsensus për një mënyrë tjetër të sjelljes së politikës, ekonomisë dhe institucioneve. Ky proces nuk do të na lejojë të improvizojmë, të gjitha dobësitë tona do të dalin në sipërfaqe.

Pyetja e vetme është se çfarë përgjigje do t’u japim dobësive tona dhe si do të pozicionohemi si vend ndaj dobësive tona”, tha Mariçiq.

Çështja është nëse duam të heqim dorë nga monopolet apo jo, nëse duam vërtet një ekonomi tregu apo jo, nëse duam apo jo institucione të hapura, nëse duam humbjen e disa ekskluziviteteve, nëse duam fundin e preferencave partiake, por edhe ndaj marrëdhënieve personale, nepotizmit dhe formave të tjera të dominimit në institucionet që shumica e qytetarëve nuk i pëlqejnë./Telegrafi/

Exit mobile version