“Kemi synim serioz dhe jemi të gatshëm të nxjerrim përfitimet më të mira nga Plani i Rritjes, i cili duhet të sjellë dinamikë shtesë në proceset integruese evropiane të vendeve pretendente për anëtarësim në BE. Afati për dorëzimin e planit të reformës është përmbushur dhe deri në fund të muajit do ta dorëzojmë versionin përfundimtar në Komisionin Evropian, ndërsa pagesa e parë e mjeteve pritet në shtator”, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
“Kjo është harmonizuar. Afati i fundit ishte data 26. Ne kemi dërguar një material, Planin e Reformës. Sot gjatë ditës ka konsultime edhe me shoqërinë civile dhe deri në fund të këtij muaji do të dorëzojmë versionin përfundimtar të miratuar tashmë nga Qeveria. Pra, ne do ta arrijmë me atë afat viti 24-të -27-të, sepse në të kundërtën nëse presim matematikën paszgjedhore dhe qeverinë e re, do të jemi shumë vonë dhe të gjitha shtetet e tjera tashmë do ta kenë miratuar”, tha Mariçiq në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së përbashkët për shtyp me kolegen moldave Kristina Gerasimov.
Ai përkujtoi se për Planin ka pasur konsultime edhe me përfaqësues të opozitës.
“E thashë edhe publikisht se për këtë temë kemi pasur një komunikim me përfaqësues të opozitës në Kuvend dhe se kemi mirëkuptim për të vazhduar me këtë proces pavarësisht se që bëhet fjalë për Qeveri teknike. Nuk varet gjithçka nga ne, por nëse gjithçka shkon sipas planit, shtatë për qind e parë e shumës prej 850 milionë eurove të planifikuara për Maqedoninë e Veriut duhet të mbërrijë tashmë në shtator”, tha Mariçiq në pyetjen e një gazetari.