Zëvënëdëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq së bashku me kryenegociatoren për BE-në në Republikën e Shqipërisë, Majlinda Duka e nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, në kuadër të mbledhjes së dytë ndërqeveritare të Maqedonisë dhe Shqipërisë, që u mbajt sot në Shkup.
“Me Republikën e Shqipërisë mbetemi edhe më tej në procesin eurointegrues duke i dhënë mbështetje të madhe njëri-tjetrit, edhe në nivel politik edhe në nivel teknik. Punojmë së bashku dhe kemi shkallë të dukshme të bashkëpunimit dhe afërsi edhe mes ekipeve tona në nivel ekspertësh, kur jemi në Bruksel. Sot e zyrtarizojmë atë që e biseduam në takimin e fundit me kolegen time, Majlinda Duka”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas tij, Memorandumin për bashkëpunim për çështje lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian është instrument për institucionalizim të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që do t’u ndihmojë dy vendeve të përgatiten më mirë për inkuadrim në BE si anëtare të barabarta.
Ai konsideron se Memorandumi do të ndihmojë në identifikimin e sferave ku dy vendet i ndërtojnë qëndrimet e përbashkëta dhe do të kërkojnë vend të përbashkët në tryezën me vendet anëtare për procese që i tangojnë.
Mariçiq dhe Duka u dakorduan se ky është edhe një hap përpara drejt përforcimit të bashkëpunimit tashmë të afërt të ndërsjelltë, dhe plotësisht kontribuon drejt zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe të mira fqinjësore mes dy vendeve.