Site icon Telegrafi

Maricik-Rexhepi: Vendi do ketë një periudhë shumë të rëndësishme

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Maricik ka publikuar në Facebook pamje të takimit me deputetin e Kuvendit, duke thënë se vendi ka një periudhë shumë të rëndësishme në lidhje me euro-integrimet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shumicë stabile dhe Qeveri stabile pasi këto janë muaj shumë të rëndësishëm ku duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për bisedime me BE-në. Me deputetin Kastriot Rexhepi u pajtuam që kemi një periudhë shumë të rëndësishme për euro-integrimet e vendit kurse nevoja për të vazhduar reformat është shumë e madhe” ka shkruar Maricik.

Përndryshe, deputeti Rexhepi pasi e shpëtoi këtë qeveri është takuar më herët edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe të parin e diplomacisë, Bujar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version