Zhdrella, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2010 nga Federata Kosovare e Futbollit, po thuajse sigurt do të luajë në kampionatin slloven në pjesën e dytë të sezonit.
“Mentori 99% do të kalojë në Maribor. Jemi duke biseduar edhe për disa detaje të fundit të kontratës. E rëndësishme është se Zhdrealla sipas gjasave do të kalojë në Slloveni”, ka thënë Raça.
Maribor është lider në tabelën e ligës së parë sllovene me 54 pikë të tubuara. /Telegrafi/