Telegrafi

Mariano Diaz bëhet me skuadër të re, tandem me yllin kosovar

Real Madrid's forward Mariano celebrates after scoring during the Santiago Bernabeu Trophy football match Real Madrid vs Stade de Reims at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on August 16, 2016. / AFP / PIERRE-PHILIPPE MARCOU (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)

Super talenti i Real Madrid, Mariano Diaz ka shpërthyer këtë edicion me skuadrën e parë të ‘Los Blancos’.

Diaz ka shënuar katër gola në Kupën e Mbretit, ndërsa ka realizuar një të tillë edhe në La Liga.

Por sulmuesi i talentuar nuk pritet të qëndroi në Real Madrid pas janarit.

Ai pritet të huazohet për të luajtur sa më shumë para se të kthehet në Real Madrid për edicionin e ri.

Sipas medieve gjermane, Eintracht Frankfurt është skuadra e ardhshme e tij.

Real Madrid është futur në bisedime me Frankfurtin për huazimin e lojtarit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kësisoj në Frankfurt Diaz pritet të jetë tandem në sulm me sulmuesin kosovar Shani Tarashaj. /Telegrafi/