Në “Ditën e Falënderimeve”, Mariah Carey ka postuar një fotografi në Instagram, ku duken qartazi ndërhyrjet me Photoshop.
Në prapavijë ka imazhe të deformuara, ashtu që 46-vjaçarja nuk ka sesi ta fshehë këtë fakt, transmeton Top Channel. Dollapi ngjitur me këmbën e saj dhe pjata e ushqimit e reflektuar në pasqyrë, është e harkuar.
Mesa duket, këngëtarja e famshme ka dashur t’i shtojë vetes disa linja më elegante, por imazhet e shkrepura pak orë më vonë nga një paparac tregojnë se ajo është në formë të mirë dhe nuk ka nevojë për Photoshop që ta vërtetojë këtë gjë.
Sa u përket fansave të saj, ata shtrojnë pyetjen se a nuk e vëren Mariah që defektet e Photoshopit duken qartë?!