Site icon Telegrafi

Mariah, Foxx e Khalifa, ndër yjet që morën pjesë në festën e ditëlindjes së Mayweather

Floyd Mayweather është kujdesur përsëri që ndejat e tij të vazhdojnë të jenë më të mirat gjatë festës për ditëlindjen e 41-të.

Boksieri i famshëm ka festuar i rrethuar nga personalitete të njohura të ekranit, skenës dhe sportit.

(Foto: BackGrid)

Në ndejën e organizuar në Los Angeles, ishin ftuar personazhe, si Mariah Carey, Bryan Tanaka, Jamie Foxx, Wiz Khalifa e Stephen Belafonte.

Floyd nuk kishte harruar t’i bënte vetes dhurata për ditëlindje, duke përfshirë një qafore dhe një orë të shtrenjtë, një Bugatti dhe një Rolls Royce.

Të pranishmit kanë festuar deri në orët e hershme të mëngjesit, kur është parë duke u larguar edhe vet Mayweather.

(Foto: Splash)

Ai është larguar me një autobus të veçantë për ndeja, ku ishin të pranishme shumë femra.

Floyd Mayweather besohet se ka një pasuri mbi një miliard dollarë, prandaj e ka luksin për të organizuar evenimente të tilla dhe të blejë dhurata të shtrenjta. /Telegrafi/

Exit mobile version