Site icon Telegrafi

Mariah Carey synon bashkëpunim me Cardi B dhe Lil’ Kim

Mariah Carey është duke synuar një bashkëpunim all-star me dy prej femrave më të suksesshme të repit.

Gjatë një paraqitje të fundit të saj në “Watch What Happens Live with Andy Cohen” të hënën ajo promovoi albumin e asj të ri “Caution”.

Ikona e popit u pyet nëse ndonjëherë do të bashkëpunonte me Cardi B.

“Do të më pëlqentë që kjo të ndodhte. Kënga që e keni lëshuar tani për dëgjim është ajo e Lil’ Kim dhe ne e duam Kimin, do të shpresoja që ne të bënim një bashkëpunim”, u shpreh Carey.

“A No No” shfaqet në albumin e ri të Carey, Caution.

Kënga është inspirim i singlit “Crush on You” nga Lil Kim i vitit 1997.

Mariah ka punuar me shumë repere femra gjatë karrierës si Missy Elliott, Nicki Minaj, Da Brat, Shaënna dhe të tjerë.

Mariah Carey së shpejti fillon turneun e saj amerikan më 27 shkurt në Dallas të Teksasit. /Telegrafi/

Exit mobile version