Site icon Telegrafi

Mariah Carey shkëlqen me të bardha në Aspen pas përfundimit të turneut festiv

Pas përfundimit të turneut të saj të Krishtlindjeve, Mariah Carey mahniti me një stil të bardhë tërësisht njëngjyrësh në Aspen.

Mbretëresha 55-vjeçare e Krishtlindjeve u shfaq me flokë kaçurrela që i binin natyrshëm mbi supe, e veshur me një triko elegante dhe një fund të gjatë të thurur.

Dukja e saj u kompletua me një jelek të gjatë luksoz dhe syze dielli të errëta Gucci, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dukej e buzëqeshur dhe shkëlqente me buzë të lyera rozë, ndërsa mbante veshur këpucë platformë.

Brenda dyqanit Louis Vuitton, ajo provoi një ponço kafe me logon ikonike të markës, duke i shtuar një tjetër element elegancë paraqitjes së saj.

Në Instagram, Mariah ndau një moment festiv me ndjekësit, duke treguar përpjekjen e saj për të mbështjellë dhurata.

E veshur me një mantel të bardhë prej pelushi dhe ulur pranë një peme Krishtlindjesh, ajo pranoi me humor se nuk ishte e aftë për këtë detyrë, duke zbavitur fansat e saj.

Turneu i saj festiv, i cili nisi në nëntor dhe përfundoi në Brooklyn më 17 dhjetor, festoi 30-vjetorin e hitit legjendar “All I Want For Christmas Is You”.

Gjatë turneut, Carey interpretoi 26 këngë në një spektakël 90-minutësh që përfshinte hitet e saj më të njohura dhe klasikët e Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version