Telegrafi

Mariah Carey shkëlqen me një fustan vezullues para festës së çmimeve “Grammy”

Mariah Carey mahniti me mbërritjen e saj në Gala-n e Pre-Grammy të mbushur me yje të Clive Davis në Los Angeles të shtunën mbrëma.

Krijuesja e hiteve, 54-vjeçare, e cila sapo është beqare, shfaqi kthesat e saj për t’u pasur zili me një fustan mahnitës argjendi.

Fustani kishte një prerje të madhe në gjoks dhe një fund joshës në një stil sirene, shkruan DailyMail.

Flokët me nuancë mjalti të Mariah ranë në gjoks me kaçurrela dhe ajo ishte zbukuruar me bizhuteri.

Këngëtarja e “Emotions” kishe grim ngjyrë kafe me shkëlqim dhe buzët nudo me shkëlqim për këtë rast në Los Angeles.

Ndonëse ajo anashkaloi tapetin e kuq, Mariah u fotografua duke u gllabëruar brenda The Beverly Hilton.

Nëna e dy fëmijëve kaloi pak kohë cilësore me muzikantët Summer Walker dhe Monica.

Gala Pre-GRAMMY e Clive Davis mbahet çdo vit që nga viti 1976 në natën para ndarjes së çmimeve vjetore Grammy. /Telegrafi/