Mariah Carey është shfaqur mjaft atraktive në daljen e fundit të saj publike.
Ajo u shfaq me një fustan të hapur në pjesën e gjoksit, duke nxitur shumë polemika.
Në disa postime të njëpasnjëshme nëpër rrjetet sociale u vendos në qendër të kritikave të ndjekësve të saj, që e akuzonin se kishte modifikuar fotot.
“Boll modifikove fotot! Pranoje veten ashtu siç je ose shko në palestër”, ishin komentet e tyre në adresën e Mariah Carey.
Ndoqi këshillën apo pranoi veten? Kjo mbetet në vlerësimin e gjithsecilit, por këngëtarja 47-vjeçare u shfaq në publik në një restorant në Los Anxheles me të dashurin e saj, Bryan Tanaka, 34 vjeç.
Mariah Carey së fundmi ishte në kritika për peshën trupore.
Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. /TCH/Telegrafi/