Fundjavën që lamë pas, Mariah Carey ka pasur një arsye më shumë për të festuar.
Këngëtarja ka ndarë me fansat një seri fotografish nga festimet e 46 vjetorit të saj ditën e diel në Kopenhagë të Danimarkës, gjatë turit të saj “Sweet Sweet Fantasy” në Evropë.
Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi me temina, i cili i nxirrte në pah dekoltenë, megjithëse më pas e ndërroi.
Në fotografi dhe video, ylli i muzikës pop shfaqet duke festuar me shampanjë dhe fishekzjarrë.