Mariah Carey është rikthyer me një videoklip të ri.
“GTFO” është prodhii i ri muzikor i këngëtares e cila vjen me video sensuale.
Në regjinë e Sarah McColgan, Mariah shfaqet mjaft atraktive në të brendshme të zeza.
Kënga mjaft e butë, e zakonshme për stilin e Mariah, është e para nga albumi i ri i saj, i 15-ti në karierë.
Albumi pritet të lansohet në fund të këtij viti dhe do të paraprihet nga një tjetër këngë, e titulluar “With You” dhe që publikohet më 6 tetor.
Mariah së fundmi u rikthye në Las Vegas ku po punon projektin e saj të ri “The Butterfly Returns” që përmban një seri të turneve.
Këngëtarja konsiderohet një prej zërave më potent të skenës muzikore amerikane. /Telegrafi/