Telegrafi

Mariah Carey po mundohet të tejkalojë debaklin përmes mariuhanës

Mariah Carey po mundohet të tejkalojë debaklin që përjetoi gjatë performimit në natën e Vitit të Ri.

E cila është mënyra më e mirë për të bërë këtë? Mariuhana. Ajo për momentin është në pushime në Aspen. Ajo ndaloi në një shitore të quajtur Original Leaf ku shitet marihuana së paku disa herë gjatë fundjavës.

Lexo po ashtu Sabotohet Mariah Carey për festën e vitit të ri?! (Video)

Burime nga Aspen treguan se Mariah kishte blerë marihuanën më të shtrenjtë, që kushton afërsisht 15 dollarë për një gram, shkruan rtv21.tv.

Burimet kanë treguar se Mariah nuk ka tejkaluar limitin e blerjes, duke blerë 30 gramë për transaksion, që i bie 400 dollarë.

Është e mundshme që ajo po blinte dhuratë për dikë nga shoqëria e saj, por edhe po ta kishte blerë për vete tregon pse ajo kishte një reagim aq të relaksuar pas performimi tragjik.

Lexo po ashtu Radha ishte e Jennifer Lopezit për tu tallur me Mariah Careyn (Foto)