Këngëtarja e famshme amerikane, Mariah Carey, është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për hitin e saj të Krishtlindjeve, të realizuar në vitin 1994, “All I Want for Christmas Is You”.
Kantautori Andy Stone tha së fundmi se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vjet më parë, duke argumentuar se artistja shfrytëzoi ‘popullaritetin’ dhe ‘stilin’ e tij.
Pavarësisht se kanë një titull, këngët janë të ndryshme, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.
Megjithatë, në lidhje me këtë 53-vjeçarja nuk ka dhënë akoma ndonjë koment.
Që kur u shfaq në albumin “Merry Christmas” në 1994, projekti ka kryesuar listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se i kishte fituar Mariah më shumë se 60 milionë dollarë apo mbi 55 milionë euro.
Kënga është transmetuar po ashtu një miliard herë në Spotify.
https://www.youtube.com/watch?v=NzPweYdlS28&ab_channel=H%26YGlobalTrends
Andy, i cili performon me grupin “Vince Vance & the Valiants”, po kërkon të paktën 20 milionë dollarë apo mbi 18 milionë euro për dëmshpërblim.
Nuk është e qartë se përse kjo është bërë pas 28 vitesh që nga publikimi i këngës.
Nuk është e pazakontë që këngë të ndryshme të kenë të njëjtin emër dhe Zyra e Shteteve të Bashkuara për të Drejtat e Autorit liston 177 hyrje në faqen e saj të internetit nën titullin “All I Want for Christmas is You”. /Telegrafi/