Telegrafi

Mariah Carey në shënjestër të kritikave për peshën (Foto/Video)

Performanca e Mariah Carey në Las Vegas nuk ka kaluar pa u vënë re.

Këngëtarja pushtoi skenën e Ceasar’s Palace, por ylli i muzikës pop përfundoi në vëzhgimin e rrjeteve sociale, jo për zërin, por për trupin e saj.

Këngëtarja dukej e plotë (Splash News)

Edhe pse kishte disa kilogramë më shumë ajo nuk nguroi të vishte trupore të mbuluar me kristale dhe kjo ishte dhe përgjigja më e mirë që mund të jepte për kritikët e saj, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Mariah Carey i ka dhënë pagë mujore të dashurit që t’i blejë dhurata

Pavarësisht guximit të saj të admirueshëm kur në botën e muzikës dihet se pamja e jashtme ka shumë rëndësi, Mariah është kritikuar në rrjetet sociale.

Mariah ka pasur gjithmonë probleme me peshën (Splash News)

Madje, ka nga ata që e quajnë edhe si një balenë, apo të tipit “Jo, kjo nuk mund të jetë Mariah Carey”.