Performanca e Mariah Carey në Las Vegas nuk ka kaluar pa u vënë re.
Këngëtarja pushtoi skenën e Ceasar’s Palace, por ylli i muzikës pop përfundoi në vëzhgimin e rrjeteve sociale, jo për zërin, por për trupin e saj.
Edhe pse kishte disa kilogramë më shumë ajo nuk nguroi të vishte trupore të mbuluar me kristale dhe kjo ishte dhe përgjigja më e mirë që mund të jepte për kritikët e saj, transmeton TCH.
Pavarësisht guximit të saj të admirueshëm kur në botën e muzikës dihet se pamja e jashtme ka shumë rëndësi, Mariah është kritikuar në rrjetet sociale.
Madje, ka nga ata që e quajnë edhe si një balenë, apo të tipit “Jo, kjo nuk mund të jetë Mariah Carey”.