Telegrafi

Mariah Carey konfirmon se romanca me James Packer nuk ka pasur rëndësi

Këngëtarja e njohur, Mariah Caret ka treguar se është ndarë nga James Packer, pasi ata nuk kishin lidhje ‘fizike’.

Ani pse kishin kaluar nëntë vite të fejuar, Mariah ka treguar se romanca e tyre nuk kishte fare rëndësi për të, shkruan Daily Mail.

E pyetur për përmbajtjen që ka libri i saj “The Meaning of Mariah Carey”, ajo kishte thënë se gjërat e rëndësishme të jetës së saj janë në shkrime.

“Nëse ka qenë një lidhje që ka pasur rëndësi, do ishte në libër. Nëse nuk është, nuk ka qenë me rëndësi. Ne nuk kishin lidhje fizike, që të jem e sinqertë”, është shprehur ajo.

Mariah përndryshe ishte divorcuar dy herë me miliarderin Packer, me të cilin kaloi një kohë së bashku gjatë vitit 2015.

Në mesin e disa lidhjeve të dashurisë që kishte pasur, këngëtarja e konsideron Nick Cannon si një dashuritë e jetës. /Telegrafi/