Mariah Carey ka shtuar shumë peshë gjatë muajve të fundit dhe mediat kanë raportuar për këtë çdo ditë.
Këngëtarja u përpoq të shpërfillte gjithçka, por kur mediat shkruanin çdo ditë dhe filloi të merrte komente negative, ajo vendosi të bëjë diçka.
“Carrey filloi të turpërohej nga pesha e tepruar dhe vendosi të shkonte në kirurgji”, zbuloi një burim i afërt me Mariah.
Ajo thuhet se ka pasur një ndërhyrje kirurgjike ku ka zvogëluar lukthin, i cili do të bëjë që mos të ushqehet shpesh këngëtarja amerikane.
“Ajo bërë ndërhyrjen kirurgjike rreth një muaj më parë ndërsa rezultatet e para tashmë janë duke u vërejtur, gjë që e bën atë të lumtur”, tha burimi.
Mariah ende vazhdon të mos publikojë fotografi në rrjetet sociale teksa shihet i gjithë trupi, ndoshta është duke pritur që trupi të marrë formën e dëshiruar.
Ndryshe, 47-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore krahas koncerteve që po zhvillon anembanë globit. /Telegrafi/