Telegrafi

Mariah Carey hyn në xhakuzi me fustan elegant për të festuar publikimin e “Big Energy” dhe përvjetorin e albumit “The Emancipation of Mimi”

Mariah Carey u shfaq në Instagram për 20 minuta të martën (11 prill) për të shënuar dy momente historike në karrierë.

Këngëtarja kishte veshur një fustan ngjyrë rozë ndërsa u fut në xhakuzi dhe ndau pamjen me 10.7 milionë ndjekësit e saj.

53-vjeçarja u pa me një stil të drejtë të flokëve, fytyra e saj ishte plotësisht e grimuar, ndërsa ajo mori kohë për t’u ulur dhe për të biseduar me admiruesit e saj.

Ajo u ul e ulur në vaskë ndërsa u kërkoi mbështetësve të saj të emërtonin këngët e tyre të preferuara nga albumi i saj i vitit 2005 “The Emancipation of Mimi”.

Më herët gjatë ditës ajo ndau kopertinën e projektit dhe shkroi, “Gëzuar përvjetorin ‘Mimi’! Faleminderit të gjithëve që mbështetën “Emancipimin of Mimi!”.

Gjatë transmetimit të shkurtër ‘live’ në Instagram, vajza e saj Monroe u shfaq gjithashtu teksa kishte veshur pizhame, shkruan DailyMail.

Këngëtarja legjendare ftoi disa nga fansat e saj që t’i bashkohen asaj në metaverse dhe të bisedojnë me të.

Pasi një fans tregoi se sa shumë i pëlqente ‘remix’-i i Mariahs “Big Energy” me reperen Mulatto, Carey tha: “Ne ishim shumë të lumtur që e bëmë atë dhe ishte vërtet argëtuese dhe emocionuese”.

Projekti u rendit në pozitë numrin një në tabelën muzikore iTunes në fund të marsit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mariah Carey

Dy femrat bashkëpunuan në këngën hit, e cila është e ngjashme me hitit muzikor të viteve ’90, “Fantasy”. Mariah huazoi vokalin e saj mbresëlënës që po pëlqehet nga fansat.

“The Emancipation of Mimi” u publikua më 12 prill të vitit 2015. /Telegrafi/