Telegrafi

Mariah Carey flet për bashkëshortin që pati kontroll mbi jetën e saj: Mbaja çantën nën shtrat që të ikja në çdo çast

Mariah Carey (Foto: Mirror)

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, është hapur rreth jetës së saj personale, përkatësisht asaj bashkëshortore.

50-vjeçarja ka treguar se si e ka tradhtuar bashkëshortin, rehabilitimin, dhunën familjare dhe divorcet, shkruan Mirror.

Ajo ishte martuar me producentin muzikor kur ishte 23 vjeçar, ndërsa ishte 43 vjeçar.

(Foto: Mirror)

Gjatë kësaj periudhe këngëtarja ka hasur në vështirësi, pasi Tommy Mottola e kishte kontrolluar në çdo moment.

“Unë nuk mund të flisja me askënd, pasi ishte nën kontrollin e Tommyt. Nuk mund të dilja apo të bëja diçka. Nuk mund të lëvizja lirshëm as në shtëpinë time”, është shprehur ajo.

(Foto: Mirror)

Po ashtu, Mariah gjatë fëmijërisë ishte përballur edhe me dhunë në familje, ndërsa tregonte se motra më e madhe kishte tentuar ta shiste.

Ani pse kontrolli i Mottola ishte i dukshëm ndaj saj, artistja kishte shfrytëzuar rastin në New York që ta tradhtojë me Derek Jeter.

(Foto: Mirror)

Martesa e dytë ishte me Nick Cannon, e cila përfundoi duke ndarë dy fëmijë së bashku, Moroccan dhe Monroe.

Në vitin 2001, Carey ishte diagnostikuar me çrregullime bipolare, e cila shkaktoi dëme në karrierën. /Telegrafi/