Site icon Telegrafi

Mariah Carey duket në formë të mrekullueshme në një kostum rozë, ndërsa shijon një shëtitje me varkë në Itali

Mariah Carey mahniti me një rroba banje, gjatë një arratisjeje verore në Itali me binjakët e saj, Monroe dhe Moroccan, të enjten.

Këngëtarja “We Belong Together”, 55-vjeçare, e cila u pa së fundmi duke dalë nga një avion luksoz privat në Sardenjë, shijoi një ditë relaksuese me varkë me 13-vjeçarët në bregun piktoresk të Amalfit.

Ajo shfaqi dekoltenë e saj të tonifikuar, e veshur me një kostum rozë dhe të zi, i cili ishte zbërthyer pjesërisht në pjesën e përparme, shkruan DailyMail.

Mariah përveç veshjes seksi, po ashtu edhe stiloi flokët e saj të gjatë në një gërshet që i ra mbi supe.

Mariah plotësoi pamjen tërheqëse me një palë syze në modë, si dhe me disa unaza në secilën nga duart e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version