Site icon Telegrafi

Mariah Carey duket elegante me një fustan të gjatë dimëror, teksa del në Aspen, pas ndarjes nga Bryan Tanaka

Mariah Carey mahnit me elegancë, sa here që shfaqet në pushimet e saj vjetore në Aspen.

Të shtunën, këngëtarja e “All I Want for Christmas is You”, 54 vjeçe, bëri një ndalesë në dyqanin Gucci, shkruan DailyMail.

Mariah dukej e zbukuruar me një fustan të gjatë, ngyrë bezhë dhe me një jakë të trashë.

Fustani kishte një të çarë në një kofshë që zbulonte çizmet e zeza me taka të larta me të cilat ajo kombinoi pamjen e mrekullueshme dimërore.

Diva e pop-it i mbante flokët e saj të gjatë kaçurrela dhe mbante syze dielli të zeza.

Në fillim të kësaj jave, këngëtarja e “Touch My Body” bëri ndalesa në Prada dhe në Valentino.

I dashuri i saj prej shtatë vitesh, Bryan Tanaka, 40 vjeç, konfirmoi ndarjen e tyre në një postim të gjatë në Instagram më 26 dhjetor dhe zbuloi se vendimi për t’i dhënë fund partneritetit të tyre ishte i ndërsjellë.

Një burim i tha Page Six se ndarja ndodhi sepse ai dëshiron të ketë fëmijë dhe ajo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version