Mariah Carey ka kaluar një periudhë jo të mirë në jetën e saj, pasi kohët e fundit në rrjetet sociale është shkruar për të se ka shtuar peshë dhe se nuk ngjan aspak bukur.
Ajo u detyrua të anulonte tre koncertet e turneut të muajit të kaluar pasi kishte probleme të theksuara në frymëmarrje.
Këngëtarja ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje për zvogëlimin e stomakut dhe rezultati është befasues.
Amerikania 47-vjeçare dukej mirë me shëndet teksa u fotografua duke shkuar në një darkë me miqtë në New York.
Carey kishte veshur një fustan ngjyrë të kuqe gjersa në duar mbante një çantë dore që e shfaqte për mrekulli.
Gjersa më vonë është shfaqur edhe në një ndejë me miq teksa kishte të veshur një fustan të zi që i theksonte vijat e trupit.
Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa koncerteve do t’i kthehet gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/