Telegrafi

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka ndahen pas shtatë vitesh së bashku

Foto: Instagram

Mariah Carey dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh, Bryan Tanaka, thuhet se janë ndarë.

Një burim tha për Page Six se një mosmarrëveshje nëse çifti dëshironte fëmijë ishte burimi i ndarjes – Tanaka donte fëmijë së bashku, ndërsa Carey, e cila tashmë ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Nick Cannon, me sa duket nuk e deshi këtë.

Dyshja ishin së bashku që shtatë vjet.

Foto: The Image Direct

Ata u njohën në vitin 2006, kur Tanaka iu bashkua superyllit në turneun e saj “Adventures of Mimi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mariah Carey

Pasi punuan për një dekadë së bashku, këngëtarja dhe koreografi i “All I ëant For Christmas Is You” u përfshinë në mënyrë romantike në vitin 2016.

Këngëtarja e “Obsessed” dhe balerini — të cilët u ndanë për një kohë të shkurtër për një periudhë në pranverën e 2017 para se të ribashkoheshin — kanë bërë turne dhe kanë festuar Krishtlindjet së bashku që nga ajo kohë.

Megjithatë, të njëjtit akoma nuk kanë konfirmuar apo mohuar këtë raportim. /Telegrafi/