Mariah Carey ka bërë një baladë për ndarjen e saj me miliarderin James Packer.
Kënga do të quhet “I Don’t” dhe i dedikohet plotësisht ndarjes së saj.
“Sepse kur e do dikë, ti jo vetëm nuk e trajton keq, por shkatërron gjithçka me të. Po mendoj të kthehem pas, por nuk mundem, nuk mundem”, thotë ajo në një pjesë të baladës.
Këngëtarja 47-vjeçare publikoi një fotografi në llogarinë personale të Instagramit ku paralajmëronte se kënga do të dal brenda kësaj jave. /Telegrafi/