Site icon Telegrafi

Maria Zakharova komenton situatën aktuale në Maqedoni (Video)

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, në konferencën e rregullt javore ka folur edhe për situatën aktuale në Maqedoni. Ajo theksoi se forcat politike në Shkup në mënyrë të pavarur do t’i gjejnë rrugët për tejkalimin e krizës, që sipas saj, është shkaktuar nga ndërhyrjet e jashtme në punët e Maqedonisë.

“Më 17 maj presidenti i Maqedonisë ia ndau mandatin liderit të Socialdemokratëve të këtij vendi për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016. Theksojmë qëndrimin parimor të shefit të shtetit të Maqedonisë, i cili mendoi se është e mundur të shkohet në një hap të tillë pas vërtetimeve nga ana e Socialdemokratëve të Maqedonisë se do të largohen nga realizimi i qëllimeve që dëmtojnë sovranitetin dhe Kushtetutën e vendit. Ne shpresojmë se forcat politike në Shkup në mënyrë të pavarur do të gjejnë rrugët për të dalur nga kriza, e shkaktuar nga ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë”, tha mes tjerash Zaharova duke komentuar situatën politike në Maqedoni, e krijuar pas ndarjes së mandatit nga presidenti Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version