Telegrafi

Gazetarët Maria Ressa dhe Dimitri Muratov fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Maria Ressa dhe Dimitri Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Gazetarëve iu është dhënë së bashku Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2021 për raportimin e tyre hetues në Filipine dhe Rusi, ku ata kanë punuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Maria Ressa është një gazetare filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e Rappler, e cila i kaloi dy dekada si reportere investigative në Azinë juglindore.

Dimitri Muratov është një gazetar rus, kryeredaktor i gazetës ruse Novaya Gazeta. Novaya Gazeta është quajtur “e vetmja gazetë vërtet kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot” nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Revista është e njohur për raportimin e saj të plotë mbi tema të ndjeshme si korrupsioni qeveritar dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Mediumi ku ai tash e sa vite funksionon njihet për opozitarizimin ndaj presidentit Vladimir Putin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fituesi i vitit të kaluar i Nobelit dhe fitues i çekut prej 1 milion dollarësh ishte Programi Botëror i Ushqimit për përpjekjet e tij për të luftuar urinë globale, veçanërisht në zonat e konfliktit.

Këtë vit, sipas bookies.com favoritët për këtë kategori kanë qenë mes tjerësh si Organizata Botërore e Shëndetësisë (përfshirë COVAX dhe GAVI); Reporterët pa Kufij, Alexei Navalny, Greta Thunberg, Svitlana Tsikhanouskaya, UNFCCC, Bill Gates, Joe Biden. /Telegrafi/