Site icon Telegrafi

Maria para ndërrimit të vitit vjen me këngën “Ku mbetëm”

Këngëtarja e re Maria Zeme, para pak ditësh ka lansuar projektin e saj më të ri “Ku mbetëm”.

Ky projekt është realizuar nga Black Fish Entertainment me producent Genc Prelvukaj.

“Ku mbetëm”, është këngën e zhanrit pop-rnb, ku duket qartë se Maria aty gjen terrenin e saj më të mirë.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Genc Prelvukaj, ndërsa i këndohet një dashurie të paharruar.

Maria vjen nga Korça dhe shumë shpejt ka filluar të pëlqehet nga publiku. Ajo që bie në sy është thjeshtësia që ka këngëtarja.

Videoklipi është realizuar nga Black Fish në Sharr.

Kënga për pak orë ka arritur të grumbulloj rreth 10.000 klikime.

Suksese Maria…

/Telegrafi/

Exit mobile version