Telegrafi

Maria Carey me përfitime marramendëse për 23 vjet nga kënga “All I Want for Christmas is You” (Video)

Ajo është shndërruar në një himn të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjes. Të paktën për më shumë se dy dekadat e fundit.

Por, rrallë kush e di se sa të holla ka fituar gjatë këtyre viteve Marih Carey në saje të këngës më të dëgjuar gjatë festave “All I Want for Christmas is You”.

Jo më pak se 60 milionë euro deri më tani ka fituar këngëtarja amerikane që prej vitit 1994, kur e ka publikuar këngën.

Sipas mediumit të njohur britanik të ekonomisë “The Economist”, përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtatve të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.

Sipas rrjetit Spotify, hiti i bukuroshes është në mesin e 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve ndërsa ka mbi 400 milionë shikime në Youtube.

Theksojmë se 48- vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, ku ka mbi 200 milionë regjistrime të shitura. /Telegrafi/